“Ata po shkatërrohen”, Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë armë bërthamore

“Ata po shkatërrohen”, Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani po pëson dëme të mëdha nga sulmet e ndërsjella, ndërsa theksoi se objektivi i tij është përfundimi i konfliktit me një fitore. Duke folur gjatë një takimi me kabinetin në Camp David, Trump u pyet për mundësinë e rikthimit të një marrëveshjeje armëpushimi me Iranin. “Ne thjesht duam të fitojmë. Po ecim shumë mirë. Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm, aq sa mund të jesh në një situatë të tillë, por ata po shkatërrohen”, u shpreh Trump. Sipas tij, Irani ka pësuar humbje të mëdha në kapacitetet ushtarake. “Nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë mbrojtje kundërajrore. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë aftësi, por janë shumë të kufizuara”, tha presidenti...