Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re
Analisti Roland Bejko ka vlerësuar se reforma territoriale duhet të ndërtohet mbi analiza të thelluara dhe konsensus politik, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohen propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Bejko tha se çdo reformë synon të përmirësojë atë që nuk ka funksionuar, por duke ruajtur bazat e sistemit. “Çështja e reformës territoriale ka paradokse të pafundme. Kur bën një reformë do të thotë se ndryshon diçka që nuk ka funksionuar mirë, por duke ruajtur bazën. Komisionet e PS-së dhe PD-së duhej të kishin vendosur disa kritere dhe parime të përbashkëta, por ato nuk bien dakord”, u shpreh ai. Sipas Bejkos, mungesa e kompromisit politik rrezikon ta bëjë reformën të paqëndrueshme dhe me...
Burimi:
javanews.al