Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë fuqishëm”
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Washingtoni do të vazhdojë ta godasë Iranin “shumë fuqishëm”, duke shtuar se SHBA-ja dëshiron ta “fitojë” luftën. Duke folur për gazetarët gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Camp David, në Maryland, Trump tha: “Ne thjesht duam të fitojmë. Po ecim shumë mirë. Po përpiqemi të jemi sa më të kujdesshëm që mundemi në një situatë të tillë. Por ata po shkatërrohen”. “Është shumë e thjeshtë”, tha ai, duke shtuar: “Irani nuk do të ketë armë bërthamore”. “Ne do ta godasim Iranin shumë fuqishëm dhe në një moment ata do të thonë: ‘Thjesht nuk mund ta përballojmë më’”, shtoi Trump. Presidenti amerikan gjithashtu hodhi poshtë raportimet që sugjerojnë se Irani vazhdon të jetë në një pozitë të fortë. “Irani po...
Burimi:
vizionplus.tv