Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa kohë që bazat britanike nuk përdoren kundër nesh
Qiproja nuk rrezikohet nga sulmet iraniane, për sa kohë bazat britanike në ishull nuk përdoren për veprime ushtarake kundër Iranit. Kështu kanë deklaruar burime diplomatike iraniane për mediat qipriote. Sipas burimeve, kanali diplomatik mes Qipros dhe Teheranit mbetet i hapur dhe aktiv, ndërsa dy palët po zhvillojnë diskutime për një sërë çështjesh, përfshirë edhe përdorimin e bazave britanike në Qipro. Deklaratat vijnë një ditë pas një raportimi të Financial Times, i cili, duke cituar zyrtarë iranianë, shkruante se Irani po shqyrton mundësinë e zgjerimit të konfliktit edhe në territore evropiane që mund të përdoren për operacione kundër Republikës Islamike. Në këtë kuadër ishte përmendur edhe Qiproja. Burimet diplomatike iraniane shprehën rezerva për deklaratat e publikuara në media, duke theksuar se deklarata të tilla nga burime...
Burimi:
vizionplus.tv