VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive Bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot në shesh për të protestuar banorët e tij. Të organizuar në pedonalen e qytetit dhe me pankarta në duar, banorët e Dimalit kanë kërkuar që qeveria të mos e prekë këtë bashki. Qytetarët kanë deklaruar se kjo bashki është vendi ku ata duan të rrisin fëmijët e tyre, është bashkia me prodhimin më të madh bujqësor në vend. Ata kanë kërkuar njëzëri që kjo bashki të mos preket nga Reforma Territoriale, jo vetëm për shtrirjen e saj të gjerë dhe numrin e popullsisë, por edhe për vetë antikitetin dhe vlerat historike që mbart. Sipas qytetarëve, bashkimi i saj me Beratin ua vështirëson jetën dhe ekonominë, sidomos fermerëve të Njësive Administrative: Kutalli,...