Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar publikisht në lidhje me debatin e ndezur në Bashkimin Evropian mbi menaxhimin e kufijve dhe flukseve migratore, duke i bërë thirrje vendit anëtar për respektim të kuadrit ligjor evropian dhe unitet përballë krizës. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, kreu i qeverisë spanjolle ka renditur statistikat zyrtare të agjencisë evropiane të kufijve, Frontex, mbi hyrjet e parregullta gjatë periudhës 2021–2026. Përmes këtyre shifrave, Sánchez vendosi në perspektivë presionin me të cilin përballen shtetet e ndryshme anëtare të BE-së, duke i vendosur ato në rend zbritës. “Nëpërmjet Italisë: 478,600. Nëpërmjet Ballkanit Perëndimor: 340,600. Nëpërmjet Greqisë: 259,800. Nëpërmjet Spanjës: 234,760. Nëpërmjet kufirit lindor: 48,000.”, shkruan ai. Qëndrimi mbi detyrimet ligjore dhe thirrja për unitet Deklarata e kryeministrit spanjoll vjen...
Burimi:
javanews.al