Kaprata: PD në mbështetje të banorëve, do ndjekim çdo hap kundër kullës 44-katëshe në oborrin e pallateve
Sekretari për Territorin dhe Infrastrukturën në Partinë Demokratike, Gent Kaprata, ka kundërshtuar ndërtimin e një kulle 44-katëshe në një zonë banimi në Tiranë, duke e cilësuar projektin si absurd urbanistik. I ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV me moderator Edvin Parruca, Kaprata tha se e ka parë nga afër situatën dhe se bëhet fjalë për oborrin e një blloku banimi. “Është një tmerr që është jashtë çdo perceptimi jo vetëm teknik, por edhe human. Të mendosh që në oborrin e një blloku banimi mund të ndërtohet një kullë 44 kate është diçka e paimagjinueshme”, u shpreh ai. Kaprata akuzoi qeverinë se ka krijuar një sistem ku, sipas tij, kryeministri si drejtues i KKT-së mund të anashkalojë planet urbane të qyteteve. Ai deklaroi mbështetjen...
Burimi:
syri.net