KLSH: Vendi, pa mekanizma funksionalë për matjen e progresit kundër varfërisë

KLSH: Vendi, pa mekanizma funksionalë për matjen e progresit kundër varfërisë

Vendi nuk ka siguruar harmonizim, koordinim dhe monitorim efektiv të politikave për përmbushjen e objektivit të Kombeve të Bashkuara për zhdukjen e varfërisë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Auditimi i performancës, i cili mbulon periudhën 2022-2024, shqyrtoi politikat e ministrive përgjegjëse, agjencive qendrore, Institutit të Statistikave dhe bashkive Durrës e Elbasan. “Harmonizimi i Objektivit 1 të OZHQ-ve — Zhdukja e varfërisë në të gjitha format — me strategjitë dhe programet kombëtare rezulton i paplotë,” thuhet në raport. KLSH e lidh këtë përfundim me mungesën e një Kornize Kombëtare të Indikatorëve, mungesën e lidhjeve të matshme mes dokumenteve strategjike dhe politikave, si dhe me faktin se Udhërrëfyesi për arritjen e objektivave ende nuk është miratuar. Sipas auditimit, “mekanizmat...