A e dini se… si na deh alkooli?
Pavarësisht nëse jeni mjaftueshëm i rritur për të shijuar pijen alkoolike të rastit, ose keni parë disa nga efektet e çuditshme të sjelljes që mund të ketë tek njerëzit e tjerë, dihet se pirja e alkoolit i deh njerëzit. Por çfarë do të thotë kjo? Çfarë është ajo gjë në ato gota, shishe apo kanaçe që mund të ndryshojnë kontrollin që njerëzit kanë mbi trupin e tyre? Nxitësi kryesor është një përbërës i quajtur etanol, me formulën kimike C2H5OH. Etanoli prodhohet kur majaja fermenton sheqernat në fruta, drithëra dhe perime. Produkte të ndryshme alkoolike emërtohen në bazë të burimit të alkoolit. Xhini është bërë nga sheqeri i fermentuar në drithëra, të tilla si gruri dhe elbi, vodka përdor sheqerin nga patatet ose drithërat dhe vera...
Burimi:
syri.net