Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ferit Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ferit Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në Takimin Jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të zhvilluar në Helsingborg të Suedisë. Në takim, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s, forcimin e lidhjes transatlantike dhe rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e Aleatëve. “Buxheti ynë i mbrojtjes për vitin 2026 përfaqëson nivelin më ambicioz të investimeve që kur Shqipëria iu bashkua Aleancës, duke kontribuar në aftësi më të forta kombëtare dhe siguri kolektive”, tha Hoxha. Ministri ripërsëriti mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën si një gur themeli i sigurisë evropiane dhe vazhdimin e ndihmës përmes mekanizmave të NATO-s. Në këtë kontekst, Hoxha informoi Aleatët se...