Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik
Ekziston një “dallim drastik” mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ndërsa ka bërë të ditur se ende nuk është arritur marrëveshje politike me këtë parti. Pas takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se pritshmëritë e palëve janë të ndryshme dhe qëndrimet e tyre nuk përputhen. Ai tha se përpjekjet duhet të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Kurti ka insistuar se një marrëveshje duhet të përfshijë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke paralajmëruar se konstituimi i Kuvendit pa zgjidhjen e kësaj çështjeje mund ta rikthejë vendin në të njëjtën situatë. “Nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam...
Burimi:
javanews.al