‘Jo vetëm Aeroporti i Vlorës!’ Kedhi: Shqipëria rrezikon të shkojë në arbitrazh dhe për Portin e Durrësit
Jo vetëm Aeroporti i Vlorës. Nënkryetari i PD-së Nikola Kedhi thotë se Shqipëria rrezikon të shkojë në arbitrazh edhe për Portin e Durrësit. Në një intervistë për Syri Tv me gazetarin Bled Marku, Kedhi thotë se këto dy raste janë dy nga modelet si Rama sundon në Shqipëri këto vite. “Porti i Durrësit, Aeroporti i Vlorës, paketa e maleve të bëjnë të kuptosh cili është modeli i sundimit të Shqipërisë në këto vite. Marrja e tokës publike private duke shpronësuar në shumë raste me cmime qesharake dhe dhënia e tyre për klientët e qeverisë. Ky është thelbi i filozofisë. Në politikën e jashtme kryeministri Rama ka pasur një parim: Ju jap çtë doni më lini të sundoj. Ai ka mbajtur pushtetin duke blerë e korruptuar....
Burimi:
syri.net