Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Orë vendimtare për jetën politike në Kosovë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve. Para nisjes së takimit, Kurti deklaroi se takimet me LDK-në nuk përbëjnë lajm, duke theksuar se fokusi duhet të jetë te përpjekjet për konstituimin e institucioneve të Legjislaturës së 11-të. “Do të ketë takim, do të ketë lajm”, u shpreh ai. Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para takimit me kryeministrin në detyrë, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sot, duke theksuar se nuk ka arsye për vonesa në këtë proces. Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon shtyrje të konstituimit të Kuvendit, ndërsa bëri...