Protestat e banorëve detyrojnë Ramën të tërhiqet nga TID: Shfuqizohet VKM-ja për zonën ku parashikohej projekti në Durrës

Protestat e banorëve detyrojnë Ramën të tërhiqet nga TID: Shfuqizohet VKM-ja për zonën ku parashikohej projekti në Durrës

Protestat e vazhdueshme të banorëve të Durrësit kundër projektit TID duket se kanë sjellë një zhvillim të rëndësishëm për fatin e projektit që parashikonte ndërhyrje në zonën historike të qytetit. Këshilli i Ministrave, me një vendim të datës 30 korrik, ka shfuqizuar VKM-në “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative Durrës, Bashkia Durrës, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si njësi zbatuese”. Vendimi prek zonën nr. 5 të rindërtimit në Durrës, e cila përfshin një pjesë të konsiderueshme të zonës historike të qytetit, përfshirë edhe hapësirën ku planifikohej të zbatohej projekti TID, i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ky zhvillim vjen pas muajsh protestash të banorëve, të cilët kanë kundërshtuar projektin dhe veçanërisht prishjen e banesave të tyre. Në protestat e...