Hapet një segment i korridorit VIII, Rama: Rruga e re Labinot Fushë-Mirakë do lehtësojë qarkullimin
Një tjetër segment i Korridorit VIII është hapur për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksi i ri, duke bërë të ditur se tashmë është i aksesueshëm segmenti nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, me dy korsi vajtje-ardhje. Sipas tij, ndërsa punimet vijojnë në pjesët e tjera të projektit, hapja e këtij segmenti do të përmirësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore, do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe të mallrave. Segmenti i ri ka një gjatësi prej rreth 7.5 kilometrash dhe është pjesë e projektit për zgjerimin e aksit Elbasan–Qafë Thanë, një prej nyjeve kryesore të Korridorit VIII në territorin shqiptar. Korridori VIII është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore...
Burimi:
vizionplus.tv