Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron Aaron Lukas

Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron Aaron Lukas

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i saj më 30 qershor 2026, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj. Në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, Gabbard bëri të ditur se bashkëshorti i saj, Abraham, është diagnostikuar me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave. “Fatkeqësisht, duhet të jap dorëheqjen, duke filluar nga 30 qershori 2026. Bashkëshorti im, Abraham, u diagnostikua së fundmi me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave. Ai do të përballet me sfida të mëdha në javët dhe muajt në vijim. Në këtë kohë, duhet të tërhiqem nga shërbimi publik për të qenë me të dhe për t’i dhënë mbështetjen time të plotë...