Kina përgatit laborator të posaçëm për analizimin e mostrave që do të sillen nga Marsi
Në kuadër të misionit ambicioz Tianwen-3, Kina ka nisur përgatitjet për ndërtimin e një laboratori të avancuar të mbrojtjes planetare, i cili do të jetë pjesë e Qytetit të Shkencës Hapësinore në Hefei, në provincën Anhui. Objekti do të ketë një rol kyç në trajtimin e mostrave që pritet të mblidhen nga Marsi, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e materialeve të sjella në Tokë dhe mbrojtjen e mjedisit tokësor. Në laborator do të kryhen procese si sterilizimi, hapja dhe analizimi i mostrave, si edhe vlerësimi i çdo rreziku të mundshëm biologjik. Sipas planit të prezantuar nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës, anija e misionit Tianwen-3 synohet të lëshohet rreth vitit 2028, ndërsa kthimi i mostrave në Tokë parashikohet të realizohet në vitin 2031. Drejtori i departamentit...
Burimi:
syri.net