Hipertensioni po rritet, mjekët: 4 në 10 persona vuajnë nga tensioni i lartë, preken edhe të rinjtë
4 në 10 persona vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, madje shumë prej tyre as që e dinë se e kanë, duke shkaktuar dëme dhe duke përkeqësuar patologji të ndryshme. Numri i personave në Shqipëri me hipertension sa vjen e rritet dhe tashmë ka shumë të rinj të cilët vuajnë nga tensioni i lartë. “Hipertensioni shkakton ishemi, dëmton zemrën, trurin dhe veshkat”, u shpreh mjekja pranë shërbimit të Mjekësisë Interne Eneida Hoxha Në Ditën Ndërkombëtare u bëhet thirrje qytetarëve të masin tensionin për të parandaluar dëmet që shkakton, por nga ana tjetër të mbajnë një regjim të mirë ushqimor pa kripë e alkool, si faktorë rreziku në çekuilibrimin e vlerave 12 me 8. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 1.4 miliardë të rritur në...
Burimi:
sot.com.al