‘Të rinjtë të merren me thelbin’/ Ish-diplomatja: Jemi në prapavijë, por do t’ju mbështesim për ‘çlirimin’ e Shqipërisë
Manifesti politik “Luleborë” u prezantua së fundmi në prani të kreut të Partia Demokratike, Sali Berisha, si një platformë kundër propagandës së regjimit aktual dhe për një frymë të re në opozitë. Autori Andi Mustafaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë individuale në politikë. Gjatë aktivitetit foli edhe profesorja e tij dhe ish-diplomatja, e cila u shpreh me emocione pas fjalës së Berishës, duke vlerësuar të rinjtë demokratë dhe mbështetjen që, sipas saj, Partia Demokratike u ka dhënë brezave të rinj ndër vite. Ajo tha se manifesti i Mustafajt përfaqëson “letërsi, diplomaci dhe politikë të pastër”, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të mos merren me “dukjen”, por të thellohen tek vlerat dhe integriteti. Duke komentuar debatin për “kryetarët e përjetshëm”, ajo deklaroi se mbështetja...
Burimi:
syri.net