Sot skadon afati për NIS-in, Serbia ende pa marrëveshje
Sot, më 22 maj, skadon afati për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ndërsa në Beograd thonë se negociatat me kompaninë hungareze MOL nuk po shkojnë mirë. NIS-i është nën sanksione amerikane për shkak se shumica e pronësisë është në duart e rusëve, teksa rasti e vë Serbinë mes presionit të Uashingtonit dhe varësisë së saj të vazhdueshme energjetike nga Moska. Kompania hungareze MOL ishte parë tashmë si pronarja e ardhshme e NIS-it serb. Por, në prag të skadimit të afatit për shitje më 22 maj – afat i caktuar nga autoritetet amerikane – në Beograd nuk ka optimizëm. “Ky proces me MOL-in nuk po na shkon mirë, nuk po shkon shkëlqyeshëm, nuk jam shumë optimist”, tha presidenti i Serbisë,...
Burimi:
syri.net