Fluks në Portin e Durrësit/ Mbi 349 mijë pasagjerë, udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit 2026

Fluks në Portin e Durrësit/ Mbi 349 mijë pasagjerë, udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit 2026

Porti i Durrësit ka regjistruar një rritje të lëvizjeve të pasagjerëve gjatë vitit 2026, me qindra mijëra udhëtarë që kanë përdorur Terminalin e Trageteve për hyrje dhe dalje nga Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–korrik 2026, përmes Terminalit të Trageteve në Portin e Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 349,423 pasagjerë. Nga ky numër, rreth 160 mijë pasagjerë janë nisur nga Durrësi drejt porteve të tjera, ndërsa afërsisht 190 mijë udhëtarë kanë hyrë në Shqipëri përmes këtij terminali. Muaji korrik ka shënuar pikun e fluksit gjatë kësaj periudhe, me 112,740 pasagjerë të përpunuar. Prej tyre, 83,315 persona kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa mbi 29 mijë kanë udhëtuar drejt destinacioneve jashtë vendit. Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur në Portin e Durrësit u regjistruan 111,049...