Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, kolona automjetesh deri në 3 kilometra
Në mesditën e kësaj të premteje, hyrja në qytetin e Fierit është përballur sërish me trafik të rënduar, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në aksin nacional nga kthesa e Patosit drejt qendrës së qytetit. Sipas vëzhgimeve në terren, radhët e mjeteve arrijnë deri në tre kilometra, kryesisht në sensin e hyrjes në Fier, nga zona e Çezmës së Mbyetit deri pranë qendrës së qytetit. Fluksi i lartë i automjeteve ka shkaktuar lëvizje të ngadaltë dhe pritje për drejtuesit e mjeteve. Në këtë aks qarkullojnë çdo ditë qytetarë që vijnë nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci, Zharrza dhe fshatrat përreth, si dhe drejtues automjetesh që udhëtojnë drejt Fierit, Vlorës apo bregdetit të Semanit. Në terren ndodhen patrullat e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë qarkullimin me qëllim...
Burimi:
syri.net