Konfliktet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Turqia e Pakistani nënshkruajnë sot marrëveshjen e Mbrojtjes
Bota E Premte, 7 Gusht 2026 11:28 Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia do të nënshkruajnë ditën e sotme një marrëveshje mbrojtjeje. Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif do të takohen në qytetin saudit për një samit mes 3 vendeve myslimane Sunite. Sipas mediave të huaja, kjo marrëveshje e planifikuar më parë është përshpejtuar prej konfliktit në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, konfliktet në Iran dhe Liban po vijojnë, pavarësisht vazhdimit bashkarisht me to edhe të bisedimeve të paqes.
Burimi:
kohajone.com