City fiton me “poker” ndaj Palace falë një super Cherki dhe super Haaland (Video)
Manchester City ka mundur 4-1 Crystal Palace në transfertë në javën e dytë të Premier League. Ndëshja e luajtur në Selhust Park është zhbllokuar nga një gol i bukur me kokë i Erling Haaland, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë krosimin e Semenyo. Në fillimin e pjesës së dytë, Qytetarët kanë dyfishuar avantazhin me Cherki, i cili ka shtangur portierin Henderson me një goditje të zgjuar brenda zonës së rreptësisë. Dy minuta më mbrapa ka ardhur reagimi i Palace, që ka ngushtuar diferencat pas një autogoli të pafat të Donnarumma-s. Portieri italian, në fakt ka devijuar topin në rrjetë pas një goditje dënimi pothuajse perfekte të Pino-s. Megjithatë, reagimi i City-t ka qenë pothuajse i menjhershëm, me Cherki që ka realizuar golin...
Burimi:
telesport.al