‘60% e të rinjve, analfabetë funksionalë’, Xhixho: Qeveria dështoi të lidhë arsimin me tregun e punës
Partia e Lirisë ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi cilësinë e arsimit në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat, zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho tha se rreth 60% e të rinjve shqiptarë klasifikohen si analfabetë funksionalë, trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas saj, një shifër e tillë tregon se mijëra të rinj dalin nga sistemi arsimor pa aftësitë bazë për të kuptuar, analizuar dhe konkurruar në tregun modern të punës. Ndërsa iu referua të dhënave të INSTAT, ku rreth 17.800 persona me arsim të lartë janë të papunë dhe të rinjtë përbëjnë rreth 55% të të gjithë të papunëve me diplomë universitare, për Xhixhon kjo dëshmon se qeveria ka dështuar të lidhë arsimin me tregun e punës dhe me nevojat reale të ekonomisë....
Burimi:
syri.net