Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
U pajis me pasaporta të rreme, për t’i shpëtuar turqve!
VEPRIMTAR I ÇËSHTJES SHQIPTARE! Kristo Luarasi lindi në vitin 1875 në fshatin Luaras të Kolonjës, i biri i Papa Stefanit, prej të cilit mësoi shqipen. Studioi në shkollën e Hotovës, ku i dha mësim Petro Nini Luarasi. Si shumë bashkëkrahinar të tij shkoi në mëgrim, në Rumani, u vendos në Bukuresht ku lëvizja çlirimtare shqiptare po ecte përpara me botimin e librave në gjuhën amtare. Kristoja hyri në shkollën që kishte hapur në Bukuresht atdhetari Nikolla Naço. Njëkohësisht ai mësonte në një shtypshkronjë rumune mjeshtërinë e tipografit. Punoi për traktatin teologjiko-filozofik, “Fletore e Bektashinjët të Naimit”. Nga viti 1896 bashkë me Kosta Jani Trebickën shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet më 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira”...