Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
👁10875
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai dyshohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre person; Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri, si dhe Erdal Durunay, me nënshtetësi turke. Po ashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. Ndërkohë, për Armis Stafën, masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest në burg”...