Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

Jo vetëm stina e verës, por edhe fillimi i vjeshtës janë periudhat më të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë, pasi temperaturat janë të ngrohta dhe mund të shijoni vizitat turistike, pa fluksin dhe çmimet e sezonit veror, shkruan media italiane “Lonely Planet Italia” në artikullin e fundit. Shtatori dhe tetori janë muaj të përshtatshëm për të shijuar rivierën e bukur shqiptare. “Lonely Planet Italia” rekomandon për t’u vizituar gjatë kësaj periudhe Gjirokastrën dhe Beratin, pasi nga shtatori deri në mes të nëntorit, ka më pak njerëz, trafiku nuk është i rënduar dhe malet përreth ofrojnë peizazhe fantastike. Gjithashtu edhe Kanioni i Osumit pranë Beratit, një nga kanionet më spektakolare të Evropës, me mure shkëmbore të harkuara dhe hapësira të gjera që janë tepër unike. Gjithashtu,...