Një komb, një zemër – Kosova dhe Shqipëria me aktivitetet të përbashkëta për festat e Nëntorit

Një komb, një zemër – Kosova dhe Shqipëria me aktivitetet të përbashkëta për festat e Nëntorit

Kosova dhe Shqipëria bashkohen në festat e Nëntorit me një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor. Koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore dhe filma do të sjellin në vëmendje trashëgiminë historike, krijimtarinë artistike dhe lidhjet kombëtare mes dy vendeve. Programi i Javës Kombëtare 2026, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, është prezantuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja. Aktivitetet shtrihen në Tiranë, Prishtinë, Vlorë, Berat, Korçë, Krujë, Lezhë dhe Tropojë, ndërsa disa veprimtari përfshijnë edhe Pogradecin e Manastirin. Në qendër të kalendarit janë festat e 28 dhe 29 Nëntorit, përkujtimi i figurave historike, promovimi i letërsisë dhe prezantimi i krijimtarisë bashkëkohore. Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë është hapur ekspozita “Kosova e Kadaresë”, e cila do të qëndrojë e hapur deri më...