Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

vendngjarje-selami hasani TIRANË- Hetimet për vrasjen e Selami Hasani dhe nipit të tij në Fier, kanë marrë një kthesë tjetër. Teksa detaje të reja dalin në dritë, sipas raportimeve, një nga pistat që po shqyrtohet nga grupi hetimor është mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestër gjatë sulmit me armë zjarri, duke qëlluar fillimisht mbi nipin dhe më pas ndaj Selami Hasanit. Megjithatë, deri më tani nuk ka një informacion zyrtar që konfirmon këtë pistë. Hetuesit po verifikojnë edhe dyshimet për një atentat të organizuar paraprakisht, që mund të ketë lidhje me të shkuarën kriminale të 60-vjeçarit Selami Hasani. Një tjetër pistë që po hetohet lidhet me konfliktin e hershëm mes familjes Hasani dhe asaj të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”. Selami Hasani...