Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve emigrant i paligjshëm, janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi dyshohet se kanë hyrë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Ngjarja shkaktoi alarm të madh sigurie në rezidencën Anmer Hall, e cila përdoret nga çifti mbretëror si shtëpi pushimi. Sipas raportimeve të mediave britanike, dy personat dyshohet se nuk e dinin se banesa i përkiste Princit William dhe Catherine. Paraprakisht, ata dyshohet se kishin synuar të kryenin një grabitje rastësore. Megjithatë, gazeta “The Sun” raporton se autoritetet po kryejnë verifikime të mëtejshme për të përcaktuar nëse pas hyrjes me forcë në pronën mbretërore mund të fshihet një motiv më i rëndë. Dy shqiptarët u arrestuan brenda territorit të pronës...