Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Durrësi tashmë ka kaluar pikun e tij dhe rezervimet apo vizitat në periudhën e vjeshtës i shërbejnë plotësimit të mungesave që mund të kenë patur njësitë e mëdha akomoduese për pritshmëritë e tyre. Nisur nga ky sezon veror por edhe ata të kaluar ku trendi nga viti në vit ka qenë në rritje, ekspertët e ekonomisë në Durrës hedhin idenë se si njësitë që janë në shërbim të turizmit ashtu edhe pushteti lokal, duhet të ndryshojnë qasjen si të reklamimit ashtu edhe të ofrimit të shërbimeve dhe kushteve. Në fakt sipas ekspertëve, një turist i kënaqur jo vetëm me shërbimin e hotelit ku ndodhet por edhe me kushtet e infrastrukturës së vendit që viziton, shpenzon diçka më shumë se sa paketa që ka rezervuar. Ndërsa...