“Turizmi do sjellë më shumë të punësuar”- Ulja e TVSH-së dhe e çmimit të naftës, Çoçoli: Më shumë kursime për qytetarët dhe pensionistët!
Kuvendi nisi diskutimin në komisione për projektbuxhetin dhe paketën e re fiskale, para miratimit brenda këtij muaji. Buxheti me fokus social, nga janari do të dyfishojë bonusin për mbi 800 mijë pensionistë dhe do të mundësojë tjetër rritje përmes indeksimit në prill. Mbështetje do të ketë edhe për shtresat e tjera në nevojë. Ulja e TVSH-së për mallrat e shportës do të sjellë çmime më të ulëta për to. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, tha se pas 1 janarit, qytetarët kanë të drejtën e tyre të kërkojnë uljet për të gjithë listën e ushqimeve, që njoftoi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Ai theksoi se ulja e TVSH-së do të ndikojë në uljen e çmimit të produkteve. Po ashtu Çoçoli u shpreh se edhe...
Burimi:
javanews.al