Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Turistët preferojnë artizanët! Pazari i Krujës mes sfidës për të shtuar produktet e për të ruajtur traditën
👁9178
Pazari i Krujës është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend. Gjatë gjithë vitit, ai tërheq një numër të madh vizitorësh, vendas e të huaj. “Jam nga Kina. Është shumë bukur këtu. Më pëlqejnë malet, qyteti i vjetër dhe kalaja. Do të qëndrojmë në Shqipëri 9 ditë”, shprehet një turiste nga Kina. “Jam nga Holanda. Sapo kemi mbërritur dhe vizituam Pazarin e Krujës, është autentik”, thotë një turiste nga Holanda. “Jemi me pushime dhe po e shijojmë. Vend shumë i këndshëm, natyra, fshatrat, njerëzit. Jemi vërtet të kënaqur”, tregon një tjetër turist. “Është dita jonë e parë në...