Tubimet e dhunshme, PS vulos ligjin! Mazhoranca voton pa opozitën, gjobë protestuesve

Tubimet e dhunshme, PS vulos ligjin! Mazhoranca voton pa opozitën, gjobë protestuesve

Opozita e la fushën e hapur në komisione për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit. Demokratët dhe aleatët u kthyen në debat për ndryshimet në ligjin për tubimet, ku ndëshkohen me gjobë protestuesit e maskuar, ata që bllokojnë rrugët dhe shkaktojnë dëme. Llogaritë e para kundër aktit normativ i bëri Oerd Bylykbashi. “Duhet ose të marr kredi, ose s’e paguaj dot atë gjobën. Ky është akti juaj normativ. Të tjerë e të tjerë e të tjerë si ky, me 5 milionë lekë të vjetra”, tha ai. Nuk munguan reagimet e mazhorancës, duke kujtuar se një ditë ky ligj do t’i shërbejë edhe opozitës së sotme, shkruan A2 CNN. “Nga vetë ju. Qoftë ajo ditë e largët, do të vini edhe ju në pushtet. Edhe ndërhyrja...