Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shkoj kryeministër në Izrael

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shkoj kryeministër në Izrael

Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit në SHBA si më të rëndësishmet në historinë e vendit, duke mbrojtur rezultatet e administratës së tij dhe duke deklaruar se Amerika është rikthyer në pozitat e një fuqie të respektuar ndërkombëtarisht. Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se qeverisja e tij ka arritur ta bëjë Amerikën sërish të madhe, duke lënë të kuptohet se slogani i njohur i fushatave të tij, “Make America Great Again”, mund të mos jetë më i nevojshëm, pasi sipas tij objektivi tashmë është përmbushur. “Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan. Trump foli edhe për mundësinë e...