Trump nderon Elon Musk dhe drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë me medaljet më prestigjioze amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nderuar të enjten Elon Musk dhe disa prej figurave më të njohura të industrisë së teknologjisë me çmimet më prestigjioze amerikane në fushën e shkencës dhe inxhinierisë. Në ceremoninë e mbajtur në Institutin e Paqes në Uashington, Musk u nderua me Medaljen Kombëtare të Shkencës, së bashku me bashkëthemeluesin e Google, Sergey Brin, drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe drejtuesen e AMD-së, Lisa Su. Ndërkaq, Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit e morën Michael Dell, themelues i Dell Technologies, dhe Satya Nadella, drejtor ekzekutiv i Microsoft-it. Gjatë ceremonisë, Trump vlerësoi kontributin e të nderuarve në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, duke thënë se ata po ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të jashtëzakonshme për Amerikën....
Burimi:
kultplus.com