Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj sulmeve të rebelëve Huthi kundër Arabisë Saudite, duke i dënuar veprimet e tyre, por pa dhënë një përgjigje të qartë nëse Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sulme ushtarake ndaj pozicioneve të tyre në Jemen. Gjatë një bisede me gazetarët, përpara nisjes drejt Alaskës, kreu i Shtëpisë së Bardhë u pyet për mundësinë e një ndërhyrjeje amerikane. Trump zgjodhi të mos komentojë drejtpërdrejt planet e Uashingtonit, duke u shprehur shkurt: “Ata po sillen shumë keq”. Reagimi vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në Jemen, ku vazhdojnë përplasjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi. Qeveria jemenase mbështetet nga koalicioni i udhëhequr prej Arabisë Saudite, i cili ndërhyri në konflikt për të ndihmuar autoritetet e njohura ndërkombëtarisht. Në fillim të...