Trump e quan Groenlandën “dhuratën më të madhe” nga Evropa
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje çështjen e Groenlandës, duke e cilësuar ishullin si “dhuratën më të madhe” që Shtetet e Bashkuara kanë marrë ndonjëherë nga Evropa. Gjatë një interviste për Fox News, Trump deklaroi se Evropa u ka dhënë amerikanëve një dhuratë të jashtëzakonshme, duke iu referuar pikërisht Groenlandës. Fragmenti i intervistës u publikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në rrjetet sociale. Deklarata vjen pas tensioneve të mëparshme të shkaktuara nga këmbëngulja e Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili është territor vetëqeverisës i Danimarkës dhe ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit gjeografik dhe pasurive të konsiderueshme minerale. Sipas marrëveshjes së përshkruar në material, SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda kanë rënë dakord për zgjerimin e rolit ushtarak amerikan në...
Burimi:
ntv.al