Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë
👁4506
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë. Lajmi u konfirmuar nga vetë presidenti amerikan përmes llogarinë e tij në platformën, Truth Social, ku shkruan “Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”. Më herët, Trump ka urdhëruar të gjithë flamujt federalë dhe shtetërorë të valëviten në gjysmështizë për nder të Papës. “Ai ishte një njeri i mirë; ai punoi shumë; ai e donte botën. Dhe është një nder për ta bërë këtë,” tha ndër të tjera republikani. Top Channel