Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut

Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë.Lajmi u konfirmuar nga vetë presidenti amerikan përmes llogarinë e tij në platformën, Truth Social, ku shkruan “Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”. Më herët, Trump ka urdhëruar të gjithë flamujt federalë dhe shtetërorë të valëviten në gjysmështizë për nder të Papës.“Ai ishte një njeri i mirë; ai punoi shumë; ai e donte botën. Dhe është një nder për ta bërë këtë,”-tha ndër të tjera republikani.
Burimi: Opinion.al