Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Truall, makina dhe biznes! Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)
👁6369
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Arnaldo Lleshit të dënuar për drogë në Angli. Bëhet fjalë për një truall, një ndërtesë, dy automjete dhe një biznes. Në njoftimin e Prokurorisë raportohet se Lleshi nuk i ka justifikuar ekonomikisht pasuritë në fjalë dhe dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale në shtetin anglez. NJOFTIMI: I dënuar në Angli për ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara në Shqipëri të shtetasit A.Ll. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit A.Ll. i dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim,...