Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Mena, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë publik përmes një njoftimi në faqen e Instagramit “Eja në Teatër”, ku kolegët dhe bashkëpunëtorët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të artistit. Sipas informacioneve paraprake, Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Gjergj Mena ka lënë gjurmë të rëndësishme në jetën teatrore. Gjatë kësaj periudhe, ai kontribuoi në afrimin e qindra të rinjve me artin skenik, duke i nxitur të zbulonin dhe të zhvillonin pasionin për teatrin. Në mesazhin e publikuar, “Eja në Teatër” e cilëson largimin e Menës si një humbje të madhe për komunitetin artistik, duke theksuar se ai kishte ende shumë për të dhënë në skenën shqiptare....