Tri pistoleta, tre të arrestuar dhe një vrasje e dyshuar/ Kush ishte objektivi në Lezhë?

Tri pistoleta, tre të arrestuar dhe një vrasje e dyshuar/ Kush ishte objektivi në Lezhë?

Arrestimi i tre personave në Lezhë, të dyshuar për planifikimin e një vrasjeje, ngre pikëpyetje mbi mënyrën si ishte organizuar ngjarja e dyshuar, rolin që kishte secili prej tyre dhe personin që mund të ishte objektiv i sulmit. Sipas policisë, dy prej të arrestuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona me automjet. Të arrestuarit janë identifikuar si Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli. Sipas versionit të policisë, tre personat dyshohet se vepronin në bashkëpunim dhe kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Dy prej tyre u konstatuan në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë, të armatosur dhe me skafandra, ndërsa i treti dyshohet...