Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot më 7 tetor, kur mbushen tre vite nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se sulmi i Hamasit ndaj shtetit izraelit ishte një ngjarje e rëndë. Rama thekson se për familjarët e viktimave më 7 Tetor është një tragjedi, që është ende e freskët në memorie. Kryeministri nënvizon se jeta e shumë të rinjve, që ndodheshin në një festival u vodh nga errësira e urrejtjes. Dhe njëherë përmend konceptin e Besës tek shqiptarët, duke vlerësuar se populli ynë ishte ai, që shpëtoi hebrenjtë nga masakrat në Europë, duke rrezikuar edhe veten. Kreu i qeverisë vlerëson se kujtesa duhet të mos i dorëzohet kurrë indiferencës. Postimi i kryeministrit Edi Rama Tre vjet kanë kaluar që nga...
Burimi:
javanews.al