Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Golem të Shkodrës, ku përplasja mes një automjeti dhe një motomjeti ka rezultuar fatale për një 17-vjeçar. I riu ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, Elvis Ndrejaj 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28...