Tragjedi në Lezhë/ 16-vjeçari humb jetën pas një jave në spital, u aksidentua me motor duke u kthyer nga shkolla

Tragjedi në Lezhë/ 16-vjeçari humb jetën pas një jave në spital, u aksidentua me motor duke u kthyer nga shkolla

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident me çiklomotor, më 26 tetor në Balldre të Lezhës. I mituri ishte aksidentuar rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se 16-vjeçari ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë ditën e sotme.