
Zjarr i madh në fshatin Gjorgoz në Fier, flakët afrohen pranë tokave të mbjella me ullinj
👁1391
Një zjarr i madh ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Gjorgoz në Fier.
I favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha dhe duke krijuar vatra të reja. Zjarri është afruar edhe pranë tokave të mbjella me ullinj, duke rrezikuar dëme të mëdha.
Në vendngjarje ndodhen disa automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Megjithatë, terreni malor e vështirëson ndërhyrjen e tyre. Për momentin, zjarri ndodhet larg banesave.
Top Channel
Burimi