![Zbulohet identiteti i viktimës/ U vra me thikë nga ish-bashkëshorti i partneres pas sherrit, ndërroi jetë në spital](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/zbulohet-identiteti-i-viktimes-u-vra-me-thike-nga-ish-bashkeshorti-i-partneres-pas-sherrit-nderroi-jete-ne-spital_66885cae50f5c.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zbulohet identiteti i viktimës/ U vra me thikë nga ish-bashkëshorti i partneres pas sherrit, ndërroi jetë në spital
👁14298
Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.
Ai u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.
Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.
Top Channel
Burimi