Zbardhen malet e qarkut të Dibrës, dëbora sjell probleme në frutikulturë dhe tek të mbjellat

Zbardhen malet e qarkut të Dibrës, dëbora sjell probleme në frutikulturë dhe tek të mbjellat

Territori i Shqipërisë është përfshirë nga kushte atmosferike të çrregullta këtë të martë.

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë të një ditë më parë janë shoqëruar me reshje dëbore dhe ulje të temperaturave deri në minus 4 gradë.
Siç shihen edhe nga pamjet e sjella nga Top Channel, reshjet dëborës janë ofruar deri në afërsi të qytetit, por jo vetë, prani të reshjeve ka edhe në fshatrave të thella njësive administrative si Trebisht, Ostren, Zerqani, Fush Bulqizë dhe Martanesh. Ku dhe kanë sjellë probleme në frutikulturë si dhe tek të mbjellat.
Problem nga reshjet ka pasur edhe në rrugët e minierave të Zonës D, Martanesh si dhe në Tërnovë.
Reshje e dëborës kanë zbardhur edhe malet në Peshkopi dhe Mat në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Për momentin nuk raportohet për probleme në frutikulturë apo tek të mbjellat! Por në ditët në vazhdim në qarkun Dibër pritet te ketë ulje të temperaturave ku mund të rrezikoje frutikulturën pasi pemët tashmë kanë çelur ;ulet!

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente